Nga dialogu teknik tek opsioni i ndarjes

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 08:18 | Nga

Kosova dhe Serbia në vitin 2011 kishin nisur dialogun teknik me të vazhduar me atë politik, ndërsa pas shtatë vjet bisedimesh në fazën finale po flitet për ndarjen e Kosovës ose për shkëmbimin e territoreve. Presidentët, Hashim Thaçi i Kosovës dhe Aleksandër Vuçiq i Serbisë, po paralajmërojnë se epilogu i dialogut do të jetë i vështirë dhe i dhimbshëm për të dyja palët, shkruan sot Gazeta “Zëri“.

Ndonëse më 2011-n Kosova dhe Serbia kishin nisur bisedimet në kuadër të nivelit teknik, vetëm pas një viti (2012) krahas dialogut teknik pati filluar edhe ai politik mes të dyja shteteve.

Ndërkohë, tek pas gjashtë vjetësh (2018) të dyja palët startuan edhe me fazën finale të këtij procesi.

Tash kur edhe ka nisur kjo fazë po flitet edhe për shkëmbim të territoreve me Serbinë ose për ndarje të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme