Nga Fondet e IPA-së 2018 do të përfitohen 90 milionë euro

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 10:03 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga Fondet Instrumenti për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA), Qeveria synon që të përfitojnë nga Bashkimi Evropian (BE) rreth 90 milionë euro. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Qeverisë ku shqyrtuar nisma për negocimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2018 me BE-në.

Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata hoxha tha se kjo marrëveshje është në vlerë prej 90 milionë euro dhe do të përkrahen disa projekte në fusha të ndryshme, raporton Ekonomia Online.

“Marrëveshja financiare do të përkrah Kosovën me ndihme financiare në formë të projekteve në disa fusha. Shuma e dhënë nga BE pritet të mbërrijë afërsisht në 90 milionë euro”.

“Pas miratimit të nismës Kosova do ta formojë ekipin negociator”.

Gjithashtu në mbledhjen e Qeverisë u shqyrtua nismën për negocimin e Marrëveshjes financiare trepalëshe ndërmjet Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Maqedonisë për vitin 2017 për programin e bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë.

Ekzekutivi diskutoi edhe nismën për negocimin e Marrëveshjes financiare trepalëshe ndërmjet Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Shqipërisë për vitin 2017 për programin e bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha tha se marrëveshja do të mundësoj që të rriten fondet e IPA-së

Lidhja e marrëveshjes së 2017 vjen si rezultat i marrëveshjeve paraprake  Kjo marrëveshje do të mundësoj që të rriten fondet e IPA”.

“Programi i bashkëpunimit ndërkombëtarë synon të reis bashkëpunimin rajonal mes Kosovës dhe Maqedonisë. Presim që kjo marrëveshje të hap rrugën për rritjen e zhvillimit ekonomik në mes të dy zonave”.

Hoxha tha se edhe tek marrëveshja me Shqipërinë qëllimi është i ngjashëm, raporton EO.

“Edhe këtu është qëllimi të promovohet bashkëpunimi ndërkufitarë, dhe konkurrueshmëria”, tha ajo.

Të ngjashme