Nga fondet IPA për vitin 2019 Kosova përfiton 38 milionë euro

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 12:29 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes financiare IPA 2019, pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe BE-së, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri Integrimit Evropian, Lirak Qelaj tha se nga fondet IPA për vitin 2019 Kosova përfiton 38 milionë euro.

“Kemi pranuar nga MPB miratimin e kësaj marrëveshje dhe hapi i ardhshëm është miratimi në parim i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes financiare IPA 2019 nga Qeveria”.

“…pjesa e parë mes Kosovës dhe BE-së. Kosova do të përkrahet me 38 milionë euro, do të kemi 73 milionë euro të investuara nga BE”, tha Qelaj.

Të ngjashme