Nga MPJD-ja thonë se e kishin informuar UNMIK-un për shpalljen “non-grata” të zyrtarit

Prishtinë | 02 Jan 2022 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Shef i stafit në Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës së Kosovës, Sharr Jakupi, i është kundërpërgjigjur deklaratës së OKB-së sipas së cilës shpallja “non-grata” e një zyrtari të UNIMIK-ut nga autoritetet e Kosovës është vendimi jo i ligjshëm dhe se nuk është kontaktuar asnjë anëtar i UNMIK-ut në lidhje me këtë çështje.

Jakupi përmes një postimi në Twitter tha se UNMIK-u ishte njoftuar nga MPJD-ja më 31 dhjetor 2021 për shpalljen “non-grata” të njërit prej zyrtarëve të saj.

“UNMIK-u është njoftuar nga MPJD-ja të premten, më 31 dhjetor 2021, një nga zyrtarët e tyre ishte shpallur persona non-grata”, ka shkruar Jakupi në Twitter.

Të ngjashme