Nga PDK-ja tregojnë arsyen se pse u takuan Thaçi, Veseli dhe Haradinaj

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sot në mëngjes kreun e shtetit, Hashim Thaçin, dhe kryetarin e Aleancës, Ramush Hradinajn. Ata kanë ngrënë mëngjes bashkë, derisa për arsyet e takimit kanë folur nga partia që drejton Veseli.

Nga Partia Demokratike e Kosovës e kanë konfirmuar takimin e sotëm në mes të Kadri Veselit me presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e Aleancës, Ramush Haradinajn.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se takimi i ndodhur në mëngjes nuk ka ndonjë lidhje me zhvillimet politike apo ndonjë temë tjetër në Kosovë

“Kryetari i PDK-së, z.Veseli ka pasur një mëngjes me Presidentin dhe z. Haradinaj, dhe që nuk lidhet me asnjë zhvillim politik apo temë tjetër në Kosovë”.

Të ngjashme