Nga sa vota kishin marrë në zgjedhjet e kaluara, Kurti, Veseli, Osmani, Haradinaj e Limaj

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Katër koalicione, 20 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të cilat do të mbahen me 6 tetor.

Garës për deputetë i janë futur hiq më pak se 1. 070 kandidatë, ndërsa vende në Kuvend do të gjejnë vetëm 110 prej tyre, plus dhjetë vendet e rezervuara për komunitetet.

Koalicionet dhe partitë politike tashmë kanë nominuar edhe kandidatët e tyre për kryeministër.

Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar Albin Kurtin, Lidhja Demokratike e Kosovës Vjosa Osmanin, Partia Demokratike e Kosovës Kadri Veselin, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate ka nominuar Ramush Haradinajn, ndërsa koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë kanë nominuar Fatmir Limajn.

Në zgjedhjet e fundit, Albin Kurti pati marrë 143. 621 vota, Kadri Veseli 129. 947, Ramush Haradinaj 102. 127, Vjosa Osmani 64. 147 dhe Fatmir Limaj 31. 431 vota.

Por rikujtojmë se në zgjedhjet e vitit 2017, të tre të nominuarit tashti për kryeministër kanë qenë në një listë të përbashkët, Veseli, Haradinaj e Limaj (PAN).

Që të gjithë garuesit po pretendojnë se do të dalin të parët në zgjedhje, por për këtë sovrani do të vendosë, më 6 tetor.

Të ngjashme