Ngërçi me postin e Kryeparlamentarit – Shkëlzen Maliqi jep një zgjidhje se si mund të dilet nga kjo situatë

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve politike në vend Shkëlzen Maliqi me anë të një shkrimi në Facebook tregon një zgjidhje se si mund të rregullohet ngërçi me postin e Presidentit.

Maliqi thotë se që Glauku Konjufca mos të largohet nga posti i Kryeparlamentarit duhet të bëhet një rotacion në Kryesinë e Kuvendit.

“Kujtim Shala behet i pari për një vit e ca muaj, Glauku mbetet i dyti, nëse Kuvendi pajtohet me këtë s’ka nevojë as për dorëheqje” shkruan Maliqi në Facebook.

Postimi i plotë:

Nëse vërtet koalicionin e bllokon pozita e kryetarit të Kuvendit, Albini dhe Isa do të duhej të tregonin pak kreativitet në zgjidhjen e ngërçit: Rotacioni në Kryesinë e Kuvendit mund të bëhet si pakt politik : Kujtim Shala behet i pari për një vit e ca muaj, Glauku mbetet i dyti, nëse Kuvendi pajtohet me këtë s’ka nevojë as për doreheqje thjesht votohet rokada e afatizuar, edhe ashtu Kryesia e Kuvendit është organ më kolektiv se të tjerët, me këtë nuk do të poshtërohet Glauku, mbetet pjesë e vendimmarrjes në legjislativin në koalicion me Kujtimin ku edhe ashtu bashkërenditen vendimet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme