Ngjarjet e fundit në vend, ambasadori gjerman takon shefin e Srpskas

Prishtinë | 23 Shk 2021 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka takuar shefin e Listës Serbe, Goran Rakiq, për të diskutuar rreth zgjedhjeve të 14 shkurtit, ngjarjeve të fundit dhe për zhvillimet politike, shkruan Gazeta Express.

Rohde ka thënë se në këtë takim ka nënvizuar rëndësinë që të gjithë të tregojnë pjekuri politike.

“Sapo u takova me zv.kryeministrin në detyrë, Goran Rakiq, me të cilin diskutuam për zgjedhjet, ngjarjet e fundit dhe zhvillimet politike. Theksova rëndësinë që të gjithë të tregojnë pjekuri politike”, ka shkruar Rohde.

Ky takim mes diplomatit gjerman dhe shefit të Srpskas vjen pas shumë diskutimeve rreth votave të serbëve për kandidatët boshnjak dhe sulmit fizik që ka ndodhur ndaj djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme