Pas ngritjes së çmimeve, PSD-ja kërkon rritjen e pagës bazë, s’i përjashton protestat

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 13:41 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se si kundërpërgjigje e ngritjes së çmimeve do të duhej të rritej paga minimale, raporton Ekonomia Online.

Molliqaj, në një konferencë për medie, shfaqi mendimin se paga minimale do të duhej që të rritej në 350 euro, teksa ka kërkuar që edhe produktet bazë të lirohen nga TVSh-ja.

“Ajo që kemi vërejtur ne është se masat qe duhet të ndërmerren nga ana e qeverisë si vijon. Funksionimi i Këshillit ekonomiko-social dhe paga minimale. Sa i përket rritjes së pagës minimale, 350 euro do të duhej të ishte në Kosovë; nuk ka ndërruar që nga viti 2021. Çmimet për produktet bazë, nga shtatori të vitit 2020, deri në vitin 2021, kanë pësuar rritje prej 28%. Janë mbi 144 mijë pensionistë të cilët duhet të mbijetojnë me 100 euro në muaj; kemi një numër të madh të punëtorëve të cilët duhet të mbijetojnë me një pagë minimale prej 135 eurosh në muaj. Mund të themi lirshëm që kjo rritje enorme e çmimeve nuk ka sesi t’i prek barabartë të gjithë; një qytetar i varfër dhe një i pasur nuk kanë sesi të vuajnë njëjtë nga rritja e çmimit të bukës e vajit, miellit e qumështit. Propaganda nuk e rritë mirëqenien, kërkojmë rritjen e pagës minimale në 350 euro, s’ka ndërruar nga 2011”, ka thënë ai.

“Rritja e pagës do të rriste mirëqenien e qytetarëve, sepse e prek pikërisht këtë kategori. Tjetër që kërkojmë është se produktet bazë duhet të lirohen nga TVSh, ndonëse të gjithë thonë se është më e lira në rajon, ndërsa produktet siç janë mielli, kripa, qumështi, vaji, buka, duhet të lirohen nga TVSH-ja”, ka thënë Molliqaj.

Tutje, ai paralajmëroi aksion simbolik në lidhje me ngritjen e çmimeve të produkteve bazë në Kosovë.

“Në bazë të asaj që kemi vërejtur, besoj se nga java e ardhshme do të angazhohemi edhe me ndonjë aksion simbolik në lidhje me këtë çështje”, tha Molliqaj.

Imer Raçi aktivist i PSD-së, tha se një shportë me produkte bazë që ka kushtuar 18 euro, tani e njëjta kushton 23.55 cent, raporton EO.

“Personat që janë goditur nga kjo situatë është edhe për ata që marrin pagë mesatare, të cilët janë goditur nga rritja e çmimeve për 37 për qind, të cilët kanë pagë deri në 280 euro”.

“Buka, miell gruri, mish pule, vezë e shumë produkte tjera, janë nder produktet që janë rritur në Kosovë. Një shportë me produkte ushqimore për qytetarët që ka kushtuar 18 euro, ndërsa tani kushton 23.55 euro më shumë”.

May be an image of 1 person and standing
May be an image of text

Të ngjashme