Nika: Dilni në votime dhe zgjidhni të preferuarin tuaj

Drenas | 04 Dhj 2016 | 11:16 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK) për kryetar të Drenasit, Bedri Nika, së bashku me familjen e tij, ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit në fshatin Gllanasellë të Drenasit.

Ai me këtë rast u shpreh se pret zgjedhje demokratike dhe pjesëmarrje të madhe të qytetare në zgjedhje, në mënyrë që të zgjedhin të preferuarin e tyre, raporton Ekonomia Online.

“Faleminderit për qytetarët e Drenasit që kanë tregu një përkushtim për këtë parafushatë dhe fushatë”, tha Nika, në një prononcim për gazetarët.

“Sot, bashkë me familjen time, shfrytëzuam të drejtën kushtetuese për të votuar. Bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Drenasit që të dalin në votime dhe të zgjedhin të preferuarin e tyre”, shtoi Nika.

bedrinika-3

bedrinika-2 bedrinika-1

 

Të ngjashme