Nikaj: Nevoja dhe kërkesa për vaksinim po injorohet nga MSh-ja

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë, e cila sipas tij nuk po ndërmerr hapat e duhur për hapjen e qendrave të vaksinimit të dielave.

Nikaj ka thënë se nevoja dhe kërkesa për vaksinim po injorohet nga MSH-ja që nuk po ndërmerr hapat e duhur për hapje të qendrave të vaksinimit, posaçërisht të dielave kur qytetarët pushojnë e kanë kohë të vaksinohen.

“Vetëm për rikujtim, sot të gjitha qendrat e vaksinimit nuk punojnë. Nevoja dhe kerkesa për vaksinim po injorohet nga Ministria e Shëndetësisë që nuk po ndermerr hapat e duhur per hapje të qendrave te vaksinimit, posaçërisht te dieleve kur të gjithë pushojne e kanë kohë te vaksinohen”, ka shkruar Nikaj.

Ai ka thënë se arsyetimet janë të lehta, por është përgjegjësi e Qeverisë të krijohen kushtet për vaksinim.

“Arsyetimet janë te lehta. Sfida është te krijohen kushte per vaksinim, e kjo është përgjegjësi e Qeverisë”, shkroi ai.

Të ngjashme