Kotzias arrin në Prishtinë, anulohet konferenca e shtypit

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 15:54 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias, ka arritur në Prishtinë në vizitën e tij të parë zyrtare.

Fillimisht, shefi i diplomacisë greke është pritur nga zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Takimi i cili ishte paralajmëruar për orën 14:40 ka nisur me rreth një orë vonesë. Ndërkaq, konferenca e përbashkët e cila ishte paralajmëruar për orën 15:30 është anuluar krejt, raporton Ekonomia Online.

Gjatë fotografimit për gazetarët, Kotzias është pyetur për arsyen e mosmbajtjes së konferencës së paralajmëruar për medie në Prishtinë, njëjtë siç kishte bërë dje edhe në Beograd. Ai tha se kanë shumë tema të rëndësishme që të flasin brenda takimit dhe se nuk kanë kohë për konferencë.

Greqia, sikur dihet, është një nga pesë shtete e BE-së, e cila nuk e ka ka njohur ende Kosovën, megjithëse mban një qëndrim më “të butë”, duke njohur dhe pasaportat.

Kotzias tha të mërkurën në Beograd se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa sqaroi se zyra tregtare e Kosovës në Athinë nuk do të jetë përfaqësi diplomatike.

Kryediplomati grek gjatë ditës do të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçi. Edhe këtu, mediet do të mund të marrin vetëm pamje.

Të ngjashme