Nis intervistimi i dytë i Hashim Thaçit në Hagë

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka arritur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë ku edhe sot do të intervistohet nga prokurorët e kësaj zyre.

Gjatë ditës së djeshme, Thaçi është intervistuar për plot gjashtë orë.

Por, ndryshe nga dje ku shumë shqiptarë kishin dalë për ta pritur dhe mbështetur Hashim Thaçin me flamurin e UÇK-së, duke brohoritur dhe kënduar këngë patriotike, si dhe me parulla që e kundërshtojnë Gjykatën Speciale sot aty janë parë vetëm dy-tre vetë.

Megjithatë, flamuri i UÇK-së nuk mungoi as sot.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme