Nis mbledhja e KQZ-së, pritet të vendoset për kandidatët që kanë probleme me ligjin

Prishtinë | 22 Jan 2021 | 17:47 | Nga Kastriot Kokollari

Ka filluar sërish mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku pritet të vendoset për certifikimin e kandidatëve për deputetë.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, kishte ndërprerë mbledhjen pasi kishte kërkuar nga Zyra për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike, dokumente shtesë për kandidatët të cilët kanë probleme ligjore.

Ndryshe, Zyra për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike, i kishte rekomanduar KQZ-së të certifikojë listën me kandidatë për deputetë, duke theksua se disa mund të kenë probleme me ligjin por që nuk kanë mundur të verifikojnë. 

Të ngjashme