Nis ndarja e hises së pushtetit. Çka do t’i takojë VV-së e çka LDK-së?

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Takimi që ka zgjatur ndërmjet kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa e Vjosa Osmanit për më shumë se një orë e gjysmë, me gjasë ka dhënë rezultatet e para drejt një marrëveshjeje finale për të bashkëqeverisur vendin.

Në parim Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar për të bashkëqeverisur.

Kjo bazuar në deklaratat për media që kanë dhënë pas takimit të sotëm Albin Kurti e Vjosa Osmani.

Por burime të Gazeta Blic të afërta më këto dy subjekte që kanë dal fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, kanë rrëfyer edhe detaje se si mund të duket qeveria e re dhe se cilat dikastere ministrore do t`u takojnë VV-së e LDK-së.

Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë që ka dalë fituese, në bazë të rezultateve prelimare të shpallura nga KQZ, do të ketë pozitën e kryeministrit e që ata do ta ketë Albin Kurti.

“Ministria e Punëve të Brendshme, ajo e Fianancave, Tregti dhe Industri, si dhe e Shëndetësisë me gjasë do t`i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje”,.

Sipas këtyre burimeve, njëri ndër njerëzit më të besueshëm të Kurtit, Besnik Bislimi pritet që të jetë edhe dora e djathtë e kryetarit të ri të Qeverisë, duke e udhëhequr postin e Ministrit të Financave.

Në fakt, sipas këtyre burime për ndarjen e minsitrive ende nuk ka marrëveshje finale por që në parim palët thuhet se kanë dakordim për një gjë të tillë.
Lidhja Demokratike e Kosovës si partia e dytë që ka dal nga zgjedhjet e 6 tetorit do të ketë hisen e saj në Qeveri.

“LDk do të ketë Ministrinë e Punëve të Jashtme, zëvendëskryeminsitrin, kryetarin e Kuvendit, ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Arsimit”, ka thënë burimi i Gazetës Blic.

“ Vjosa Osmani sipas të gjitha gjasave dhe asaj çfarë është folur e biseduar do të jetë në krye të diplomacisë së vendit ( minister e Punëve të Jashtme)”

“Parnterët” e koalicionit VV dhe LDK ende nuk janë përcaktuar se kush do të jetë në krye të dy ministrive – asaj të Infrastukturës dhe Ambientit.

Mirëpo, për shkak se ende nuk dihet se sa ministri do t’i ketë kabineti i ri qeveritar, nuk janë përcaktuar edhe me saktësi ministritë që do t’i kenë dy partitë në koalicion.

”Në momentin kur vendoset se sa ministri do t’i ketë kabineti qeveritar, atëherë me saktësi do të dihet se kush çka do të marrë”, tha ky burim.

Edhe Albin Kurti e edhe Vjosa Osmani pas përfundimit të takimit të sotëm kanë përmendur se numri iministrive dhe zëvëndësministrave do të zvogëlohe

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme