Nis regjistrimi i diasporës për zgjedhjet lokale

Prishtinë | 24 Kor 2017 | 20:05 | Nga

Ka dhjetë ditë që kur ka nisur aplikimi për regjistrim i kosovarëve që jetojnë jashtë shtetit, në mënyrë që t’u mundësohet votimi në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tetor.

Megjithëkëtë, KQZ-ja ende nuk ka lansuar ndonjë fushatë informuese për votuesit e diasporës, se cilat procedura duhen ndjekur për t’u regjistruar, raporton KTV.

Për shkak të procedurave të prokurimit, KQZ-ja nuk ka arritur të përzgjedhë kompaninë fituese, e cila do të realizonte këtë kampanjë.

Gjithashtu, Rrustemi shpreson se KQZ-ja ka marrë mësim nga regjistrimi i diasporës nga zgjedhjet e kaluara dhe nuk do të lejojë përsëritjen e gabimeve teknike.

Ndërkaq hedh kritika ndaj Ministrisë së Diasporës dhe Komunave të cilat sipas tij, nuk po bëjnë aq sa duhet për ta bindur mërgatën që të regjistrohet tash sa janë pushimet sezonale.

Në KQZ thonë se në kuadër të përgatitjeve për organizmin e zgjedhjeve lokale po punojnë edhe në ofrimin e disa mundësie të reja mërgatës për votim.

Ministri në largim i Diasporës arsyetohet se si ministri nuk i kanë të definuara mundësitë se çka mund të bëjnë në këtë drejtim.

Sipas tyre, pa ndryshimin e kornizës ligjore si dhe kushtetuese roli i kësaj ministrie, por edhe i diasporës, është shumë i kufizuar.

Ministria e Diasporës në bashkëpunim edhe me KQZ-në kishin hartuar një marrëveshje për detyrat të cilat do t’i takonin asaj, por që nuk u arrit të nënshkruhej, meqë ra qeveria.

Ndryshe, gjatë aplikimit të regjistrimit për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesit nga mërgata kanë hasur në shumë vështirësi për shkak të rënies së serverit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme