Nis seanca konstituive, udhëhiqet nga dy deputetë të VV-së

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 15:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës – legjislaturës së shtatë, ka nisur zyrtarisht.

Seancën po e drejton deputeti më i vjetër në këtë legjislaturë, Jahja Koka, e ndihmuar nga Fjolla Ujkani deputetja më e re; që të dy nga Vetëvendosje.

Në sallë janë të pranishëm 111 deputetë, të mjaftueshëm për të proceduar vendimet.

Fillimisht, partitë kanë propozuar anëtarët e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,

Më pas, në rend dite janë dhënia e betimit të deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Të ngjashme