Nis seanca për zgjedhjen e presidentit (Live)

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 19:54 | Nga Aulona Sylaj

Ka filluar seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Seanca ka filluar pak minuta para orës 20:00.

Kandidatja për presidente është Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta si kandidat i dytë, sa për respektim të procedurave.

Thirrjen për mbajtjen e kësaj seance e ka kërkuar Vetëvendosje e cila ka dorëzuar 41 nënshkrimet e nevojshme në Kryesi të Kuvendit.

LDK-ja e cila kishte marrë vendim për ta mbështetur Osmanin për presdiente, tashmë ka kushtëzuar Kurtin me tërheqjen e projektligjin për Ligjin Zgjedhor. PDK-ja e AAK-ja kanë bërë të ditur se nuk do ta mbështesin Osmanin për presidente.

Të ngjashme