Nis takimi Hoti-Vuçiq

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku pritet të rinisin bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve.

Para takimit të dy liderët kanë zhvilluar takime të ndara me Përfaqësuesin e Lartë të BE’së, Josep Borell.

Fotografitë e këtyre takimeve të ndara i ka publikuar zëdhënësja e Nabila Massrali.

Në njërën prej tyre, dy liderët politikë shihen së bashku me Borellin në një foto.

Ndryshe, Kosova e Serbia nga sot kthehen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, gati pas dy vjetëve bllokadë.

Kryeministri Avdullah Hoti ka arritur në ndërtesën e EEAS (shërbimi i jashtëm i BE’së), ku do ta takojë presidentin serb, Aleksandër Vucic me ndërmjetësim të europianëve, shkruan Gazeta Metro.

Hoti po shoqërohet atje nga dy zëvendësit e tij, Driton Selmanajn dhe Albulena Balaj – Halimi.

Kryeministri ka arritur në takim pak minuta pas orës 16:00.

Në takim si ndërmjetësues nga ana e BE’së është përfaqësuesi special për dialog, Miroslav Lajcak.

Të ngjashme