Nis takimi i Borrellit me partitë politike, Veseli dhe Haradinaj e bojkotojnë

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 13:23 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar takimi ndërmjet liderëve të partive politike me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, raporton Ekonomia Online.

Pjesë e këtij takimi janë edhe krerët e Listës Serbe.

Temë diskutimi do të jetë dialogu Kosovë-Serbi, pavarësisht se ende nuk është formuar Qeveria e Kosovës.

Ndërkaq, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj nuk po merr pjesë në këtë takim, por që partia e tij po përfaqësohet me Besnik Tahirin.

Pjesë e këtij takimi nuk është kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka deklaruar se Borelli po e dëmton procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Të ngjashme