Nis takimi i kancelarit gjerman me Kurtin

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kurti dhe Scholz, sipas njoftimit nga zyra e kancelarit, do të flasin mbi zhvillimet e mëtejshme për statusin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës që lidhet ngushtë me ofrimin e këtij vendi me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Si me Kurtin, ashtu dhe me Vuçiqin, kancelari gjerman do të dalë në konferencë për media.

Ndërkohë, në Berlin zbarkon edhe emisari evropian për dialogun kosovaro-serb, Miroslav Lajçak. Ai do t’i takojë në mbrëmje Kurtin dhe Vuçiqin.

Të ngjashme