Nis takimi mes Hotit dhe Vuçiqit në Bruksel

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Kosova e Serbia nga sot kthehen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, gati pas dy vjetëve bllokadë. Kosovën e përfaqëson kryeministri Hoti, ndërsa Serbinë presidenti Vuciq.

Kryeministri Avdullah Hoti ka arritur në ndërtesën e EEAS (shërbimi i jashtëm i BE’së), ku do ta takojë presidentin serb, Aleksandër Vuciq me ndërmjetësim të europianëve.

Hoti po shoqërohet atje nga dy zëvendësit e tij, Driton Selmanajn dhe Albulena Balaj – Halimi.

Kryeministri ka arritur në takim pak minuta pas orës 16:00.

Në takim si ndërmjetësues nga ana e BE’së është përfaqësuesi special për dialog, Miroslav Lajcak.

Të ngjashme