Nis takimi mes Mogherinit, Thaçit dhe Vuçiqit

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 11:03 | Nga

Ka nisur takimi i përbashkët mes shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri  të Bashkimit Evropian, Federeica Mogherini, me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky takim u parapri nga bisedimet dypalëshe mes Thaçit dhe Vuçiqit me Mogherinin.

Nuk dihet se sa do të zgjas ky takim, por pritet që të ketë marrëveshje mes palëve për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Për fillimin e takimit ka njoftuar zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq përmes një statusi në Twitter.

Të ngjashme