Nis takimi për reformën zgjedhore pa opozitën

Prishtinë | 04 Nën 2016 | 10:14 | Nga

Ka filluar takimi me liderët e partive politike i thirrur nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, në të cilën pritet të diskutohet për reformën zgjedhore.

Mirëpo, këtë takim e kanë refuzuar tri partitë opozitare, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

Opozita ka thënë se kjo ftesë e presidentit Thaçi është e vonuar dhe si e tillë nuk ka asnjë rëndësi.

Ato përsërisin qëndrimin e tyre se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për situatën e krijuar në vend.

Në këtë takim nuk është parë as presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli.

Të ngjashme