Nis vizita e Hotit në Shkup

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti e ka nisur vizitën në Maqedoninë e Veriut.

Me nderime shtetërore ai është pritur në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut nga homologu i tij Zoran Zaev.

Pas takimit me Zaev, Hoti do të pritet edhe nga presidenti maqedonas Stive Pendarovsi, e më pas edhe nga liderët politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Sot në Shkup pritet të nënshkruhet edhe Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastra 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.

Të ngjashme