Nishani vjen në vizitë treditore në Kosovë

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 12:12 | Nga

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, para se ta përmbyllë mandatin në krye të shtetit do të realizoj një vizitë tre ditore në Kosovë.

Një nga zyrtarët e lartë institucional ka bërë të ditur për AktivPress se vizita e presidentit shqiptar do të realizohet muajin e ardhshëm.

“Presidenti Nishani do të jetë në Kosovë nga data 11 deri më 14 maj”, ka thënë ky zyrtar.

Sipas tij, Nishani do të pritet me nderime ushtarake, për sa kohë që Kuvendi do të organizoj edhe seancë solemne për nder të tij.

Me këtë rast, ai parashihet ta mbaj një fjalim para deputetëve kosovarë.

Ajo çka mbetet e diskutueshme është nëse kjo legjislaturë do të “mbijetojë” deri në maj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme