Nisin hetimet për zbardhjen e identitetit të personit që kërcënoi Kurtin

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me kërcënimin që i është bërë më 10 prill 2020, Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përmes rrjeteve sociale.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, është bërë me dije se Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke punuar për zbardhjen e identitetit të vërtetë të personit në fjalë.

“Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke punuar për zbardhjen e identitetit të vërtetë të personit në fjalë, si dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook mëngjesin e së premtes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme