Nisin pakënaqësitë brenda partisë së Fatmir Limajt

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 08:56 | Nga

Ish-nënkryetari i PD-së, tani anëtari më i ri i “Nisma”-s, Avni Tafili e ka quajtur të papranueshme arritjen e koalicionit ndërmjet tri partive të krahut të luftës (AAK-Nisma-PDK).
Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ai ka theksuar se ky është imoralitet i lartë politik. “Shpresoj, pas kësaj pabesie, te bojkotohet masovikisht ky Koalicion! Koalicion i Mjerimit dhe i Fatkeqësisë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Koalicioni AAK-NISMA me PDK,

marreveshje kunder Kosoves dhe perspektives se saj.

Kunder lirise, kunder drejtesise, kunder zhvillimit, pro hajnise, tradhtise e mashtrimit.

Shpresoj, pas kesaj pabesie, te bojkotohet masovikisht ky Koalicion!

Koalicion i Mjerimit dhe i Fatkeqesise.

Imoralitet i larte politike!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme