Nisin përgatitjet për zgjedhjet lokale, fushata 30 ditë

Prishtinë | 21 Qer 2017 | 16:31 | Nga

Këshilli Qendror i Zgjedhjeve që nesër do të mbajë mbledhje për të miratuar planin për zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat u dekretuan për 22 tetor të këtij viti.

“Këto janë zgjedhje të rregullta, të parapara në kalendarin zgjedhor. Prandaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të filloi menjëherë me përgatitjet për organizimin e tyre. Gjatë ditës së nesërme presim që të kemi një mbledhje ku do të miratojmë Planin Operacional për organizimin e tyre”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

E, fushata për këto zgjedhje do të zgjasë siç e parasheh rregullorja, 30 ditë, të cilën gjë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Elezi.

Ai gjithashtu ka konfirmuar se KQZ-ja ka kapacitet për të organizuar sa më mirë zgjedhjet.

“Janë 4 muaj në dispozicion të KQZ-së për një organizim sa më të mirë të tyre. KQZ-ja ka kapacitetet e plota për të përmbushur detyrimet e veta, jo vetëm në periudha të rregullta zgjedhore, por e dëshmon edhe përgatitja e zgjedhjeve të 11 qershorit për vetëm 1 muaj”, ka thënë Elezi për Metron.

Këto zgjedhje lokale u dekretuan sot nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili këtë e bëri pas konsultimit me përfaqësues të partive politike.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen pak muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme që u mban më 11 të këtij muaji, e që sollën rezultate që u cilësuan si të papritura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme