Nisma, AKR-ja dhe PD-ja dorëzojnë koalicionin në KQZ

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 21:32 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë kanë dorëzuar koalicionin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

Dorëzimin e koalicionit në KQZ  e kanë bërë Endrit Shala nga Nisma dhe Vesel Makolli nga AKR.

“Koalicion ky që për kandidat për kryeministër e ka Fatmir Limajn dhe që do jetë koalicioni fitues i zgjedhjeve të këtij viti dhe koalicioni determinues që edhe Qeveria e ardhshme që të krijohet në afatin më të shpejtë të mundshëm, si bosht i cili do jetë boshti fituës i zgjeshjve 2019”, tha Shala, raporton EO.

Ky është koalicioni i tretë që dorëzohet pas atij të VAKAT, AAK-PSD.

Ndërkohë më pak se tri orë na ndajnë deri në skadimin e afatit për dorëzim të koalicioneve.

Të ngjashme