Nisma dhe AKR-ja zyrtarizojnë koalicionin parazgjedhor, Limaj kandidat për kryeministër

Prishtinë | 23 Gus 2019 | 11:15 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) zyrtarisht kanë hyrë në koalicion parazgjedhor, raporton EkonomiaOnline.

Të dy liderët e këtyre partive thanë se  kanë vendosur të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen, pasi që në të kaluarën kanë pasur bashkëpunim të mirëfilltë.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, tha se kanë formuar koalicionin që ndryshe e quan “ Qendra e Artë”.

“Kemi bashkëpunuar mirë në qeverinë e kaluar dhe besojmë se edhe në të ardhmen do bëjmë punë të mirë. AKR dhe NISMA mbrëmë ka vendos të formojnë një koalicion, unë e quaj “Qendra e Artë”, boshti i mesëm ose pjesa e tretë politike e cila do jetë kyçe, e rëndësishme në formimin e qeverisë së ardhshme”.

“AKR dhe NISMA do të jenë në koalicion parazgjedhor me listë të përbashkët me kandidatin e saj për kryeministër. Ne dy do tëbëjmë një punë dinjitoze. Kemi punuar në mënyrë të ndershme, transparente dhe këtë mandat edhe pse jo deri në fund e kemi kryer në mënyrë dinjitoze pa asnjë skandal, askush nuk mund ta drejtoj gishtin nga ne, jam krenar me punën tonë, kemi pasë bashkëpunim të mirë me Limajn e ministrat e NISMA-s dhe kemi qenë edhe një zë i punës se mirë. kemi dërguar mesazhe te mira nga Qeveria e Kosovës dhe tani këtu nuk ekziston asnjë problem që do të ishte kundër punës sonë të përbashkët edhe në të ardhmen”.

“Jeta politike ne Kosovë është polarizuar, kemi të bëjmë me ekstremitete të ndryshme, qytetari e din se duke shajt, duke qenë kundër njëri tjetrit qytetari lihet anash. AKR dhe NISMA e kanë ndërmend të bashkëpunojnë dhe pikë të parë ta kenë qytetarin dhe hallet e tij, në shek XXI është e pamundur të mendohet se Kosova nuk ka helikopter për emergjenca, një pacient në spitale tona shërohet nëse ka para ose barnat me vete, ne kemi vendos ta mbështesim qytetarin e rininë”.

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në fjalën e tij ka treguar se do të jetë kandidat për kryeministër nga ky koalicion, duke shtuar se do të shkojnë të vetëm në zgjedhje dhe se do të jenë faktor determinues për krijimin e qeverisë së ardhshme.

“Është një lajm i mirë për vendin. Lajm i mirë për politikën në vend. Një lajm që tregon se me këtë vendim të sotit, do të ndërtojmë një bosht politik, presim që të bashkohen edhe grupe tjera politike. Besoj që është shumë e rëndësishme të kemi një frymë konkstruktive. Besoj që koalicioni parazgjedhor NISMA-AKR, jep një mundësi të tillë. Unë kam nderin që do të jem kandidat për kryeministër nga ky koalicion”, ka thënë Limaj, raporton Ekonomia Online.

“Ne si grupe po ruajmë balancin politik në vend, po bëjmë një alternative me ndryshe, nuk do biem viktimë e një bote elektorale që bën mbulesë të panevojshme. Kosova ka tema që duhet merren seriozisht me to, koalicioni do jetë përcaktues i qeverisë së ardhshme te Kosovës”.

Pacolli ka thënë se do të kenë një listë të përbashkët zgjedhore dhe se do të bëjnë një punë dinjitoze.

“AKR dhe NISMA mbrëmë kanë biseduar për koalicion. AKR dhe NISMA do të jenë në një koalicion parazgjedhor. Do të kenë një listë të përbashkët, me kandidatin e vetë për kryeministër. Do të bëjmë një punë dinjitoze”, ka thënë Pacolli, raporton EO.

Të ngjashme