Limaj: Nisma do ta votojë rrëzimin e Kurtit, s’ka nevojë për zgjedhje të reja

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 14:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka thënë se partia e tij do ta votojë mocionin për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit.

Ai këtë deklaratë e ka bërë pas takimit me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa raporton Ekonomia Online. Limaj tha se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja.

“Sot patëm një taksim biseduam për zhvillimet  e fundit rreth mocionit për votëbesimin e Qeverisë. Nisma e mbështet mocionin dhe ne do të marrim pjesë në këtë mocion dhe do të votojmë”.

“Ishte konkludim i përbashkët që duhet të ndodhë shumë shpejt”, tha ai.  Dhe besoj që shpejt do Kemi biseduar për zhvillimet që ka sjellë te deri te ky mocion”, tha ai.

Të ngjashme