Nisma e LDK-së, drejt dështimit

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 08:42 | Nga

Iniciativa e LDK-së për t’i mbledhur të gjitha partitë politike në një tryezë të përbashkët, nga e cila do të gjendej një formulë për dalje nga kriza dhe do të caktohej një datë për zgjedhje të parakohshme, po shkon drejt dështimit.

Kjo pasi asnjë nga partitë politike deri më tash nuk i ka dalë në mbështetje kësaj nisme. Përkundrazi, disa prej partive tashmë kanë deklaruar se nuk kanë kurrfarë arsye që të marrin pjesë në të tilla tryeza, pasi kjo qasje e LDK-së është totalisht joserioze, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pos nga partitë në pushtet, LDK-ja ka përfunduar e papërkrahur edhe nga subjektet opozitare në këtë drejtim.

Megjithatë, përfaqësues të LDK-së tashmë kanë paralajmëruar se do të veprojnë njëanshëm, duke ngritur mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë, po qe se nisma për “tryezë të përbashkët” dështon përfundimisht.

Megjithatë, ani pse zyrtarë të këtij subjekti qenë zotuar se gjatë javës së shkuar do të nisnin mbledhjen e nënshkrimeve për mocion, ende nuk ka diçka konkrete.

Në anën tjetër, analistët politikë konsiderojnë se nisma e LDK-së në rrethanat e tanishme është thuajse e pamundur të jetësohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme