Nisma e Limajt publikon listën zyrtare me 110 kandidatët për deputetë

Prishtinë | 17 Jan 2021 | 19:32 | Nga Ekonomia Online


NISMA Socialdemokrate, ka publikuar listën me emrat e kandidatëvë për deputetë, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas njoftimit të bërë nga ky subjekt politik, në këtë listë janë gjithsej 110 emra.

Bartës i listës është lideri Fatmir Limaj, pasuar nga Avdyl Krasniqi, Albulena Balaj, Bilall Sherifi e Zarif Berisha. Listën prej 110 anëtarëve e mbyll ministri në detyrë, Skender Reçica.

Ky është njoftimi i Nismës:

Të dashur anëtarë, aktivistë dhe simpatizantëTë nderuar qytetarë,Kjo është Lista zyrtare e kandidatëve për deputetë nga NISMA Socialdemokrate për zgjedhjet e 14 shkurtit.Lista jonë e kandidatëve për deputetë është më e mira që u është ofruar qytetarëve të Kosovës për t’i mbrojtur denjësisht interesat e vendit dhe vlerat tona kombëtare.Suksesi ynë është vendosmëria jonë dhe objektivi ynë është t’i shërbejmë Kosovës me nder dhe krenari!

Të ngjashme