Nisma e pavendosur, shtyn për nesër caktimin e ministrave

Prishtinë | 08 Sht 2017 | 13:54 | Nga

Ndonëse u raportuar se Nisma për Kosovën sot do të mbaj mbledhje dhe do të dalë me emrat e ministrave të saj në Qeverinë Haradinaj, një gjë e tillë nuk do të ndodhë sot.

Nisma do të mbajë mbledhjen e partisë nesër në mëngjes, ku do të vendosë përfundimisht për emrat e ministrave të saj, raporton lajmi.net.

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Endrit Shala, tha se partia ende nuk ka vendosur për mbledhje, por gjasat janë që mbledhja të mbahet nesër pasi edhe seanca është pasdite.

Nisma do të ketë tri ministri në Qeverinë Haradinaj: Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë, Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Poashtu, ky subjekt do ta ketë edhe një post të zv/kryeministrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme