Nisma hap fushatën në Shtime, synon më shumë se 6 deputetë

Shtime | 01 Qer 2017 | 17:11 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nisma për Kosovën ka hapur fushatën në Shtime.

Valdete Bajrami, kandidate për deputete në listën e përbashkët me PDK-në e AAK-në, ka thënë se mocioni i Nismës ka rrëzuar qeverinë Mustafa duke sjell zgjedhjet e parakohshme e duke iu mundësuar qytetarëve që të zgjedhin qeveri që do t’i përfaqësojë, raporton Ekonomia Online.

“Kemi pasur një opozitë të fortë, falë grupit të deputeteve të Nismës dhe zërit të tyre në Kuvend. Kërkojmë që mos të kemi vetëm gjashtë deputetë por më shumë”, ka thënë Bajrami, teksa shtoi se përfaqësimi i gruas dhe votimi i tyre është shumë i rëndësishëm.

Ndërsa, kryetari i degës Nisma për Kosovën në Shtime, Fehmi Hysenaj, ka thënë se dega e Nismës në Shtime ka përkrahje për arsyeje që brenda kësaj partie politike ka njerëz që janë përgjegjës për punën që e kanë.

Ai ka thënë se grupi parlamentar i Nismës është i vetmi grup që nuk ka pasur lëvizje në përbërjen e tij dhe nuk ndryshuan asnjëherë pavarësisht presioneve.

Të ngjashme