Nisma hap zyrtarisht fushatën elektorale – Limaj: Ne jemi brigada 121

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 13:33 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nisma Socialdemokrate bën zyrtarisht hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, në fjalën e tij hyrëse uroi hapjen e fushatës zyrtare të zgjedhjeve të 14-shkurtit, duke thënë që kjo fushatë po nis me zërin dhe frymën e çlirimtarëve.

“Ne jemi krenar për të kaluarën tonë dhe jam i bindur që fëmijët tanë do jenë krenar me neve dhe kjo krenari brez pas brezi nuk do shuhet kurrë”, tha Limaj.

“Ne jemi siguria, garancia dhe nuk bëjmë kompromis me vlerat tona jetësore, kokëlartë per vendin ku jetojmë dhe nuk do lejojmë që t’i ulim kokën këtij vendi”, shtoi tutje ai.

“Ne luftojmë dhe fitojmë”, tha Limaj gjatë fjalimit të tij.

Tutje Limaj theksoi që traumat dhe krimet e bëra nga Serbia ende kujtohen me dhimbje.

“Kemi parë bashkëluftëtarët tanë të keqtrajtuar, gra të dhunuar, por kemi parë luftëtarë që mbrojnë vendin”, thekson tutje Limaj

Mes brohoritjeve të simpatizantëve dhe kandidatëve për deputet, Limaj tha që partia e tij është simbol i shpresës, lirisë dhe fitores, kjo është brigada 121.

“Nuk jam drejtues që ju them tjerve ecni ju dhe unë vi pas jush, jeta më ka mësuar që të jem frymëzim i të gjithë juve”, u shpreh Limaj.

Limaj tha që gjithmonë i ka shërbyer vendit.

“Nuk ka punë në jetën time që nuk i kam shërbyer popullit dhe ndërtimit të Kosovës, dhe ky është dallimi ynë me të tjerët”, deklaron tutje Kryetari i Nismës.

Sekretari i kësaj partie Bilall Sherifi tha që në kuadër të partisë së tyre do të ofrojnë qeverisje të mirëfilltë dhe të duhur.

“Për ne Kosova dhe qytetarët e saj gjithmonë vijnë në rend të parë”, tha Sherifi.

Tutje, Sherifi tha që në plan të parë do jetë rimëkëmbja dhe shumë sektore tjera që janë të përfshira në programin e partisë Nisma.

No description available.

Të ngjashme