Nisma Socialdemokrate ka liruar nga detyra, ish kryetarin e degës, Sami Hajdaraj

Prishtinë | 16 Jan 2021 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Nisma Socialdemokrate në Therandë, njofton opinionin publik se me propozim të degës së NISMA para dy dite e ka liruar nga detyra, ish kryetarin e degës, Sami Hajdaraj, për shkak të neglizhencës në çështjet organizative të degës dhe për shkak të pazareve politike.

Ftojmë përkrahësit tonë në këtë qytet që të mos bien pre e shantazheve dhe presioneve të pazargjinjve, por të vazhdojnë aktivitetin e tyre në funksion të mbështetjes së projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare. Ju bëjmë thirrje të gjitha strukturave dhe simpatizantëve të Nismës në Therandë, që të mobilizohen fuqishëm drejt qëllimit tonë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të ngjashme