Nisma: Kemi dyfishim të votës për kuvende komunale

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 23:31 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nisma për Kosovën ka mbajtur një konferencë për medie në të cilin ka dhënë vlerësimin rreth rezultateve të saj për zgjedhjet komunale.

Nisma ka shkuar në balotazh vetëm në Malishevë, të cilën e ka udhëhequr në mandatin e kaluar.

Bilall Sherifi, sekretar i Përgjithshëm i këtij subjekti, u shpreh i bindur se Malisheva do të jetë e tyre pas 19 nëntorit, kur zhvillohet balotazhi.

Ai tha se Nisma për Kosovën i ka kushtuar më shumë rëndësi garës për Kuvende Komunale.

“Fakti që ne kemi garuar në të gjitha komunat për asamble presim, ashtu siç po na vijnë rezultatet të kemi një dyfishim të votës për Nismën, në krahasim me vitin 2014”, deklaroi Sherifi, raporton Ekonomia Online.

Sherifi tha se sipas rezultateve që iu kanë arritur deri më tani , Nisma për Kosovën do të marrë “një rezultat të jashtëzakonshëm prej 7 deri në 8 për qind”.

Të ngjashme