NISMA: Kërkesa e Thaçit për zbardhjen e krimeve, parullë false

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 13:13 | Nga

Partia NISMA për Kosovën, konsideron se kërkesa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për zbardhjen e të gjitha krimeve që janë kryer në Kosovë gjatë dhe pas luftës, është vetëm një parullë false, përmes së cilës ai nuk ka për qëllim vënien e drejtësisë në vend.

“Përkundrazi ky veprim i tij përbën një tentim për të zhvendosur vëmendjen e publikut nga aferat e shumta ku ai del të jetë i përfshirë, sidomos nga kjo e djeshmja me ish-guvernatorin Hashim Rexhepi”, thuhet në komunikatën e NISMA-së.

“Kërkojmë nga Prokuroria dhe Gjyqësia që ta hetojë me prioritet deklarimin e Hashim Rexhepit, e cila ka sjellë akuza të rënda ndaj një grupi kriminal në krye të cilit ai thotë të ketë qenë Hashim Thaçi, qëllimi i të cilit ishte përdorimi i milionave të Trustit të Kursimeve për interesa kriminale”, thekson NISMA.

Ky subjekt politik opozitar potencon se “ky rast duhet të hetohet në mënyrë që të ndriçohet deri në fund”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme