Nisma e pakënaqur që mund të mbetet jashtë KQZ-së, pret vendimin e Thaçit

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 12:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka kërkuar që presidenti i vendit, Hashim Thaçi ta pranoj emërimin e kandidatit të NISMA-s në KQZ.

Sherifi është shprehur i pakënaqur me pretendimet që Nisma do të mbetet jashtë Komisionit Qendror Zgjedhor, sipas tij, presidenti duhet të veprojë mbi atë që ka deklaruar më herët, që secilit grup parlamentar në Kuvend të ketë nga një anëtar, raporton Ekonomia Online.

“Ai ka për detyrë që një procedurë ta nis me shkrim ta përfundoj ashtu, ne vazhdojmë të besojmë se pjesëtarët e KQZ kandidatët bëhen parti politike që kanë grupe parlamentare në Kuvend dhe kërkojmë presidenti me vepruar ashtu siç e ka filluar procedurën”.

Sipas tij, askush nuk ka të drejtë që në emër të PAN-it të dërgojë anëtarë në KQZ.

“Ftesa dërguar PDK nuk duhet shndërruar si kërkesë e PAN-it. Në Kuvend PAN nuk ekziston më, kemi PDK, AAK, NISMA dhe kërkesën ai e ka bërë për partitë politike”.

“PAN nuk ka nga komenti kur partitë politike të bëjnë grupe te veçanta parlamentar çdo relacion e mbajmë veç e veç dhe jo në emër të 3 grupimeve parlamentare dhe ashtu siç ka kërkuar që e ka bërë në emër te grupeve parlamentare ta vazhdoj ose të na njoftoj cilat janë arsyet se ka heq dorë nga kjo”.

“Kërkoj nga presidenti ta sqaroj se pse e ka ndërprerë procesin në gjysmë pa i informuar palët dhe të na njoftoj se kush është PAN-i”.

“Nëse presidenti ngul këmbë dhe ka pranuar me iu nënshtrua presionit nga dy partitë nga seanca me pranuar emërimin e kandidatëve të tyre dhe PDK, AAK, NISMA nuk arrijnë në dakordim të plotë duhet të mos bëjmë asnjë emër dhe pas veprimit të presidentit atëherë palët e pakënaqura do të shkojnë në Gjykatë Kushtetuese”.

Sherifi tha se fondet merren në emër te koalicionit të përbashkët, ndërsa emërimin e përbashkët nuk e pranon.

“Çështjen e fondeve e rregullon ligji që i jepet koalicionit, një adrese dhe xhirollogari që e joim 3 palet çështja me emërimin e anëtarit të KQZ me fondet janë dy çështje komplet të ndryshme, shpërndarjen e fondeve e bëjmë në bazë të marrëveshjes si e bëjmë koalicioni”.

“PAN në çështjen e emërimit të anëtarëve nuk ka një adresë të vetme dhe askush nuk mund të emër të 3 subjekteve politike të bëj 1 apo 2 emra, nëse nuk ka marrëveshje të brendshme nuk do ta delegojmë asnjë njeri dhe do shkojmë në Gjykatë Kushtetuese”.

“Luftoj çdo ditë vendi me shkuar në zgjedhje dhe të mos i lihet kjo mënyrë arbitrare e vendosjes së çështjeve, kërkoj që kjo KQZ të ketë një afat dhe jetëgjatësi sa më të shkurt sepse ka filluar një proces është lënë në gjysmë”.

“Ftojmë PDK, AAK bashkë ta fitojmë gjykatën kushtetuese ta refuzojmë pranimin e dekretimit dhe të shkojmë në Gjykatë Kushtetuese”.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, mban konferencë për media

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, March 27, 2019

Të ngjashme