Nisma kërkon rinumërim të të gjitha votave dhe dënim të komisionerëve mashtrues

Prishtinë | 19 Tet 2019 | 15:26 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka prezantuar në një konference për media të dhëna nga rinumërimi i kutive të votimit.

Më këtë rast ai ka prezantuar të gjeturat për 6 vendvotime të ndryshme ku Nismës i janë shtuar 131 vota pas rinumërimit.

Sherifi ka thënë se po vërtetohet ajo që kemi thënë vazhdimisht që votat e Nismës në mase bukur të madhe janë deformuar në bartjen e të dhënave në formularët e KQZ-së.

“Duke pas parasysh rezultatin në këto 6 vendvotime, ky rezultat jo vetëm që nuk është i drejtë, por është i reformuar në bazë të madhe. Nuk bëhet fjalë për gabime, sepse mund të gabohet 1 votë ose dy, por këtu shihet që ka pas vullnet të disa komisionerëve që të bashkëpunojnë kundër vullnetit të qytetarëve”, ka thënë ndër të tjera Sherifi.

Pikërisht për këto arsye, ai ka thënë se kanë kërkuar rinumërim të tërësishëm të votave, sepse nga rinumërimi nuk humbë askush, por fitojnë qytetarët e Kosovës.

Sekretari i Nismës ka përsëritur edhe njëherë kërkesën për rinumërim, në mënyre që e vërteta të dalë në shesh.

Më tutje, ai ka thënë se rinumërimi duhet bërë në funksion të se vërtetës dhe jo për ndonjë aryse tjetër.

Ai ka shtuar se aktualisht Nisma i ka të sigurta 6 mandate dhe se po luftojnë për mandatin e shtatë.

Më poshtë gjeni vendvotimet sipas komunave në të cilat është dëmtuar NISMA Socialdemokrate:

0317E/02R – Gllogoc , në formularë (FRP)figuron 1 votë – pas rinumërimit 50 vota

0307E/02D – Gllogoc, në formularë (FRP) figuron 1 votë – pas rinumërimit 34 vota

0701D/01R  – Kaçanik – në formularë (FRP) figuron 0 vota – pas rinumërimit 21 vota

0901E/03R – Fushë Kosovë – në formualre (FRP)figuron 0 votë, pas rinumërimit 11 vota

0901E/16D – Fushë Kosovë – në formualre (FRP)figuron 0 vota, pas rinumërimit 8 vota

0437D/02 – Gjilan – në formualare (FRP)figuron 0 vota, pas rinumërimit 6 vota

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – NISMA Socialdemokrate mbanë konferencë për medie.

Gepostet von EkonomiaOnline am Samstag, 19. Oktober 2019

Të ngjashme