Nisma kërkon rivotim në Runik të Skenderajt, synon kalimin e pragut

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

NISMA për Kosovën ka kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që fshati Runik i Skënderajt të shkoj në rivotim, me arsyetimin se kanë ndodhur parregullsi gjatë procesit të votimit në zgjedhjet e së dielës së kaluar.

Sipas burimeve të “Front Online”, nëse aprovohet kërkesa e tyre për rivotim, atëherë ky subjekt politik mund ta kaloj pragun zgjedhor, pasi që ka numër të madh të votuesve.Sipas të dhënave nga Komuna e Skënderajt, Runiku i ka 2978 votues të regjistruar, përderisa në zgjedhjet e së dielës kanë votuar 737 qytetarë.

Edhe kryesuesi i sekretariatit në PZAP, Mulë Desku, e ka konfirmuar pranimin e ankesës nga NISMA, e cila, sipas tij, është duke u shqyrtuar, pasi që, siç thotë ai, edhe Policia e Kosovës po merret me këtë rast.

“Po është një ankesë nga NISMA për Kosovën që fshati Runik të shkojë në rivotim.Ankesa është duke u shqyrtuar. Edhe  Policia e Kosovës është duke u marrë me këtë rast”, tha Desku.

Ndërsa nga NISMA për Kosovën kanë thënë për “Front Online” se kandidati i tyre për deputet, Xhevdet Smakiqi, ka kërkuar që kjo qendër të shkoj në rivotim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme