Nisma: Krejt dhe drejt në kaos, me praktikantë nuk ndërtohet shteti

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Nisma Socialdemokrate përmes sekretarit të Përgjithshëm, Bilall Sherifi, ka reaguar pas tollovisë së krijuar të salla 1 tetori, ku po qytetarë të shumtë po prisnin që të vaksinohen.

Sherifi shkruan se nëse një çështje kaq e thjeshtë siç është planifikimi i zbatimit të vaksinimit të popullsisë shoqërohet me kaosin e asaj që pamë në ditën e sotme, atëherë mund ta imagjinojmë kaosin që do të krijojnë në fushat e tjera të qeverisjes.

Postimi i plotë:

Kjo formë kaotike e “qeverisjes” ka vënë në rrezik jetët e kategorive më të rrezikuara të shoqërisë sonë. Prandaj kërkojmë përgjegjësi nga tërësia e zinxhirit të njerëzve të përfshirë në rrezikimin e qytetarëve.

Indiferenca institucionale përball rrezikut nga infektimi me COVID-19 përbën vepër penale, sepse hyn në kategorinë e MOSDHËNIES NDIHMË NJERËZVE NË RREZIK!

Të ngjashme