Nisma mban Kuvendin Zgjedhor, vetëm një kandidat për kryetar

Prishtinë | 29 Maj 2021 | 13:13 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi Zgjedhor i Nismas Socialdemokrate ka nisur me një minutë heshtje për të gjithë aktivistët dhe veprimtarët e kësaj partie që kanë humbur jetën nga Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka kërkuar ish-ministri Endrit Shala i cili edhe e ka bërë hapjen e Kuvendit.

“Ju lus të gjithëve që në nderim të të gjithë anëtarëve të Nismës që nuk janë më në mesin tonë për shkak të pandemisë ta mbajmë një minutë heshtje”.

Në këto zgjedhje kandidatë i vetëm do të jetë Fatmir Limaj.

“Kryesia e deritanishme që është marrë me punime ka propozuar që për kryesi të punës të jenë pesë persona në krye më sekretarin e kësaj partie”, Bilal Sherifi.

Është zgjedhur me shumicë votash kryesia e punës dhe punimet e Kuvendit kanë vazhduar me dyer të mbyllura për medie.

Ndërsa, përmes një postimi në Facebook, Nisma ka njoftuar se Fatmir Limaj është zgjedhur sërish kryetar i kësaj partie.

No description available.
No description available.

Të ngjashme