Nisma mban sot zgjedhjet, vetëm një kandidat për kryetar

Prishtinë | 29 Maj 2021 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Nisma Socialdemokrate do të mbajë zgjedhjet për kryetar partie sot.

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka njoftuar se kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, do të jetë kandidati i vetëm për kryetar.

Sherifi këtë e ka bërë të ditur në emisionin ‘dPt te Fidani’, derisa është sqaruar edhe për rënien e Nismës në zgjedhjet e fundit parlamentare

“Aktualisht vetëm z. Limaj do të jetë kandidat për kryetar të partisë”, ka sqaruar sekretari i partisë.

“Kur një parti politike arrin të marrë 50% të elektoratit dhe një iniciativë qytetarë, të mos i hyj në hak iniciativës Vjosa, sepse sigurisht edhe kontributi i listës së saj ia solli Vetëvendosjes 50%. Kur një grupim politik arrijnë të marrë 50%, natyrisht që do të dëmtohen ato parti që kanë bërë 70% të zgjedhjeve. 25% e partive të tjera kanë shkuar tek Vetëvendosja”, ka thënë tutje ai.

Të ngjashme