Nisma mbështet marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, thotë se i jep shtytje të madhe zhvillimit të ekonomisë

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Nisma mbështet marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, thotë se i jep shtytje të madhe zhvillimit të ekonomisë Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë.

Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një shkrimi të postuar në Facebook, Nisma pret që kjo marrëveshje t’i jap shtytje më të madh zhvillimit ekonomik.

“Marrëveshja për Normalizim Ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë që parasheh investime miliardëshe në shumë fusha është e mirëpritur për Kosovën. Investimet në infrastrukturë hekurudhore, rrugore, në rrjetin e gassjellësit etj. do t’i japin shtytje të madhe ekonomisë së vendit tonë”, thuhet ndër të tjera në postimin e Nismës në Facebook.

Postimi i plotë:

Nisma Socialdemokrate mbështet marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë mes shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja për Normalizim Ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë që parasheh investime miliardëshe në shumë fusha është e mirëpritur për Kosovën. Investimet në infrastrukturë hekurudhore, rrugore, në rrjetin e gassjellësit etj. do t’i japin shtytje të madhe ekonomisë së vendit tonë!

Gjithashtu, pas kaq viteve të ngecjeve në procesin e njohjeve, njoftimi nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump që Israeli dhe Kosova do ta njohin njëra tjetrën reciprokisht, është mëse e mirëseardhur. Njohja nga Israeli është dëshmi për përkushtimin e madh dhe të vazhdueshëm të SHBA-ve në procesin e njohjeve të shtetit të Kosovës nga shtetet tjera!

Të ngjashme