Nisma mbledh strukturat e saj në Han të Elezit – Shala: Jemi Gati

Prishtinë | 04 Gus 2019 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, përmes një postimi ka bërë të ditur se sot Nisma Socialdemokrate ka mbledhur strukturat e saj udhëheqëse në Han të Elezit.

Shala është shprehur se kjo degë ka gatishmëri të jashtzakonshme për ta rritur sa më shumë NISMA-në në Hanin e Elezit.

Postimi i plotë:

Edhe sot në takim me strukturat udhëheqëse të degës së NISMA-së në Hanin e Elezit. Sikurse në degët që vizituam dje dhe sot këtu diskutuam mbi përgaditjet dhe mobilizimin që kjo degë po i bën për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Gatishmëri e jashtzakonshme edhe e kësaj dege për ta rritur sa më shumë NISMA-në në Hanin e Elezit.

E. SH

NISMA 10+

JemiGati

Image may contain: 6 people, people sitting and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme