Nisma në Kaçanik mbush 5 vjet, Limaj thotë se janë shkollë për kuadro

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 20:07 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fatmir Limaj, në shënimin e 5-vjetorit të themelimit të Nismës në Kaçanik, tha se partia që ai drejton iu ka dhënë hapësirë të mjaftueshme qindra kuadrove të reja të cilët kanë marrë përgjegjësi shtetërore, raporton Ekonomia Online.

Limaj, para simpatizantëve, u shpreh se partia që ai drejton e ka synim investimin në rini dhe kuadro të reja që t’i përgatisë ato për të marrë përgjegjësi politike.

Theksoi se për 5 vjet të themelimit të kësaj partie kanë krijuar një bagazh të madh në aspektin profesional duke marr vendime të rëndësishme politike.

Kreu i Nismës tha se synojnë të lënë një trashëgimi politike për të rinjtë, ndërsa dha shembuj nga biografia e tij politike.

Tregoi se si 25-vjeçar ka marrë vendime të rëndësishme për vendin, ndërsa ftoi të gjithë kaçanikasit t’i bashkohen kësaj partie.

“Nuk do ishte ai raport po të mos ishte kontributi juaj që ia keni dhënë degës këtu dhe neve. Vijmë për të uruar zgjerimin e partisë. Falë angazhimit e vizionit tonë, sot Nisma po shihet si alternativë së cilës duhet besuar. Një alternativë serioze, e pjekur. Seriozisht kemi aderime të reja të intelektualëve, të rinj. Do vazhdojmë angazhimin tonë mbi ato vlerat në të cilat jemi themeluar”.

“Është e rëndësishme që kuadrat e reja politike në Kosovës të përgatiten në mbrojtje të interesit të vendit. Unë me bashkëpunëtorë jemi krenarë që kemi arritur tia kthejmë Kosovës qindra kuadro. Të arriturat e Nismës për pesë vjet nuk krahasohen me asnjë parti në këtë aspekt. Djemtë dhe vajzat janë futë në këtë organizim politik, jemi munduar që përvojën tonë ta transmetojmë te ta”.

Ai tha se Nismën e kanë kthyer në shkollë politike.

“Ne e kemi kthyer në një shkollë politike këtë parti politike. Përvoja në politikë nuk është sa vjet je në politikë, kur në jetën tënde nuk ke bërë asnjë vendim politik. Në politikë matet përvoja mbi bazën e vendimeve”.

Agim Çaka, kryetar i Nismës në Kaçanik, tha se Nisma nuk duhet devijuar nga parimet bazë që kanë pasur.

“Në Kaçanik besojmë se jemi bindshëm më të fuqishëm. Besojmë se jemi të fortë, e kemi Këshillin të konsoliduar mirë dhe Kryesinë. Aderimet e fundit janë fuqi shtesë. Sot na duhet të rritemi me strukturat e të rinjve, të grave, të intelektualëve. Mos të devijojmë nga parimet bazë që i kemi pasur që nga fillimi”.

Në fund u prezantuan 60 anëtarë të rinj të cilët iu bashkuan kësaj partie në Kaçanik.

Të ngjashme