NISMA në Kamenicë përgaditet për zgjedhje

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Partia Nisma Socialdemorate ka filluar përgatitjet për zgjedhje edhe nëpër komuna, këtë e ka bërë të ditur Endrit Shala përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Shala ka njoftuar se kanë filluar përgatitjet për zgjedhje në komunën e Gjilanit dhe Kamenicës..

Nisma ka filluar diskutimet me strukturat e kësaj partie në Kamenicë ku kanë marrë pjesë, sekretari i përgjithshëm i NISMËS Bilall Sherifi, anëtri i kryesisë njëherësh ministri në detyrë Skender Reqica dhe kryetari i kësaj partie në Gjilan Sevdali Robelli.

“Bashkë me sekretarin e përgjithshëm z. Bilall Sherifi, anëtarin e kryesisë dhe ministrin z. Skender Reqica, kryetarin e NISMA në Gjilan z. Sevdail Robelli sot në takim me strukturat e degës së NISMA-së në Kamenicë, për të diskutuar mbi përgaditjet për zgjedhjet parlamentare. Shumë i kënaqur me vullnetin e të rinjëve të kësaj dege”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme